Në kontratën e sulmuesit më interesant të momentit ka një klauzolë, të paktën sipas mediave, që përcakton se në vitin 2022 (besohet në verë), për të do të hyjë në fuqi klauzola prej rreth 70 milionë eurosh. Kjo duket se vlen për Erling Halandin, në kontratën e nënshkruar me Borusian e Dortmundit dhe tani flitet se klubi gjerman është në mëdyshje se çfarë duhet të bëjë me 20-vjeçarin. Ka dy rrugë, ose të pranojë ta humbasë në 2021 për një shifër më të madhe sesa 70 milionë euro (ndoshta mbi 100 milionë), ose të rrezikojë për ta mbajtur më tej, të përfitojë nga Halandi për të pasur suksese në fushë dhe të tentojë të rinovojë kontratën. Problem njëra, problem tjetra, por tek Dortmundi nuk duan të mbeten si në rastin e Levandovskit, kur ai u largua me parametër zero për tek Bajerni. Halandi ka shënuar 33 gola në 26 ndeshje që ka luajtur që kur u bashkua me gjermanët janarin e këtij viti.
Sfidanti.al