Një “shigjetë” në shumë drejtime nga sulmuesi spanjoll, që po jeton i lumtur në Torino. Alvaro Morata e tregoi sërish në Champions se është një lojtar i talentuar që di ta gjejë golin (pavarësisht se në Serinë A i kanë anuluar shumë të tillë për pozicione jashtë loje). Juventusi është gjithashtu i lumtur për të, dhe mediat shkruajnë se trajneri Pirlo mund të ketë gjetur shpëtimin me dyshen e sulmit Ronaldo-Morata, pra “në kurriz” të Dibalës. Vetë Morata thotë se ndihet i vlerësuar në Itali. “Unë kam nevojë vetëm që të tregojnë dashuri dhe besim ndaj meje, asgjë tjetër”, – shprehet ai. Një kritikë besohet për Realin, Çelsin apo Atletikon e Madridit ku ai nuk mundi të shkëlqente sa duhej.
Sfidanti.al