Hipoteza të bujshme nga Spanja: Shkëmbim Ronaldo-Martinez mes Juves e Bayern

Lajme të reja të bujshme vijnë nga merkatoja e Juventusit. Në fakt në Spanjë është hedhur hipoteza e bujshme e një mega operacioni. Sipas asaj që publikohet te ‘Don Balon’, Bayerni i Mynihut mund të propozojë një shkëmbim mes Cristiano Ronaldos dhe Javi Martinez.

Prej disa javësh kishin filluar të qarkullonin  zërat për një largim të Cristiano Ronaldos nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit dhe për këtë arsye, bavarezët mund t’u bëjnë drejtuesve të klubit bardhezi këtë propozim që gjithsesi është shumë i vështirë të bëhet realitet, sidomos për diferencën në vlera mes dy futbollistëve.

Kështu portugezi dhe spanjolli me shumë gjasa do të qëndrojnë në skuadrat e tyre respektive edhe në sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al