Diego Armando Maradona jr, nëpërmjet një postimi në Instagram Story lëshoi një deklaratë të fortë ku kërcënonte qartë Giuseppe Cruciani dhe Davide Parenzo. Dy gazetarët, në fakt disa ditë më parë ironizuan mbi vdekjen e Maradonës duke e përkufizuar ‘një kokainoman, vdekja e të cilit nuk mund të qahet’.
Fjalë këto që nuk i kanë pëlqyer aspak djalit të El Pibe De Oros që bëri këtë kërcënim në Instagram Story.
‘Giuseppe Cruciani dhe Davide Parenzo…lutuni që të mos më shihni kurrë nëpër korridoret e Mediasetit-ishin fjalët e djalit të Diego Armando Maradonës.
Sfidanti.al