Çfarë lexon trajneri Daja në ballin e arbitrit Jorgji?!

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen e moçme : “Kërcen prifti nga belaja”. Nëse futbolli do ta merrte borxh këtë shprehje, sa për këtë javë, do të ishte : “Kërcen Daja nga belaja..”. Trajneri i Dinamos, sidomos ka marrë dy kartonë të verdhë, pra baraz me një karton të kuq, duke e braktisur stolin. Po cili ishte arbitri ? S’ka dyshim, Enea Jorgji, arbitri që sa herë i del para këtij trajneri, seriali i tyre i sherrit do të shkoj me tej….

Çfarë ndodhi në ndeshjen e djeshme, Dinamo- Tirana?  Ishte minuta e 34-të kur Daja i drejtohet futbollistit të tij, Ruçi : “ Mos i flisni arbitrit.Për çfarë i flisni? Ai e ka të shkruar në ballë..”  Se çfarë lexon Daja në ballin e Jorgjit, kjo , padyshim, nuki ngjason fatit të mirë në fundin e filxhanit. Jorgji e dëgjoi thumbin ironik të trajnerit  dhe e ndëshkoi pa hezitim fare “armikun” e tij konstant..

Si ndryshon humori i  trajnerëve brenda pak ditësh.! Kur Dinamo mundi Egantian, Daja , sidomos nga qejfi i fitores, e ndepreu në mes trajnerin Nevil Dede, duke e komplimentuar  për ecurinë në Europë. Dje ndodhi e kundërta : ndeshja doli barazim me Tiranën, por  trajneri humbi “derbin” me arbitrin Jorgji…

Sfidanti.al