Më në fund Anglia kampione e botës 1966 i fitoi ngjyrat e saj!

Jo se nuk ka pasur pamje me “bojra” të finales së “Uemblit” ndaj Gjermanisë Perëndimore, por nuk kishte asnjë filmim të asaj finaleje tërësisht me ngjyra. Ekzistonin vetëm “copëza” për kulmin e futbollit anglez, fitores së Kupës së Botës në 1966. Më në fund kjo gjë u realizua me ndihmën e një aktivisti nga Kili, të një artisti nga Turqia dhe një prodhuesi filmash nga Afrika e Jugut. Ky ekip fitues realizoi 120 minutat e finales në Londër krejtëisisht me ngjyra dhe tifozët mund ta ndjekin atë ndeshje, siç ndjekin sfidat e sotme. Interesant është fakti se në 1966 u realizua një film me ngjyra që fitoi çmimin “Bafta”, por sesi ai film humbi dhe se ku ka përfunduar, kjo (sipas mediave angleze) mbetet një mister.

Sfidanti.al