Vendoset në Itali, Strakosha dhe Imobile nuk luajnë ndaj Juves!

Klubi kryeqytetas është tërhequr dhe i ka dërguar mesazh lojtarëve që të kthehen në shtëpi. Tomas Strakosha, Çiro Imobile dhe Lukas Leiva nuk do të luajnë ndaj Juventusit, nuk mund të stërviten dhe do të jenë të detyruar të qendrojnë të izoluar derisa të kuptohet nëse janë ose jo të infektuar me koronavirus. Një kaos i vërtetë tek Lacio, por besohet edhe në mënyrën sesi zbatohet prokotolli sanitar në Serinë A, pasi UEFA i përjashtoi më parë nga ndeshja e Championsit kundër Zenitit në Shën Peterburg. Lacio është e detyruar të bëjë ndryshime teknologjike në laboratorin e saj shëndetësor për të qenë në rregull me parametrat e kërkuar, ndërsa nuk dihet sesi do të shkojë puna e hetimit nga ana e Federatës për 3 lojtarë dhe dy drejtues.

Sfidanti.al