Në fillim akuzat nëpërmjet Instagram ku tha se kishte pësua abuzime dhe dhunë fizike e psikologjike nga ish i dashuri, Alexander Zverev. Tani, në një intervistë të gjatë të dhënë për revistën ‘The Racquet’, Olya Sharypova shton dozën e akuzave ndaj tenistit duke arritur aty sa thanë se për faj të Zverev tentoi të vriste veten
Olya tregon se pas episodit ku Zverev tentoi ta mbyste me jastëk, lojtari e bindi atë të pajtohen dhe ta ndiqtë në Gjenevë ku u zhvillua Laver Cup mes Evropës dhe Pjesës tjetër të Botës. Por sipas Sharypovas, atje gjërat shkuan edhe më keq.
‘Atje gjërat shkuan edhe më keq në krahasim me episodet e mëparshme-tregon Sharypova-kuptoi se ishte më i fortë se unë, më i fortë psikologjikisht. Dhe filloi të sillej keq shumë shpesh. Një ditë (në Gjenevë) më goditi me grusht në fytyrë. Në raste të tjera më shtynte, më godiste, përpiqej të më mbyste, por ajo ishte hera e parë që më goditi me grusht dhe kur doli nga dhoma m’u duk sikur po vdisja. Nuk po kuptoja se përse e rigjeja veten në atë gjendje, sepse ai nuk më linte të qetë, se pse këto situata vijonin. Kuptova se nuk nuk mund të vazhdoja të jetoja kështu, por ai nuk do të më linte kurrë’.
Kështu, për shkak të dëshpërimin Sharypova mendoi për gjestin ekstrem të vetëvrasjes duke injektuar insulinën e Zverev. ‘Isha e trembur, e dija që duke qenë një person i shëndetshëm, do të vdisja po të merrja insulin-shtoi Sharypova-doja të ikja, nuk duroja dot më. Ai u kthye, unë isha në banjë dhe prisja momentin kur do të bënte efektin. Ai e kuptoi gjestin që bëra dhe m’u lut të hapja derën’
Më pas Zverev, gjithnjë sipas Olya, shkoi te një zyrtar i turneut që e bindi të hapë derën dhe të marrë glukozë kundër efektit të insulinës. ‘Isha gati për atë gjest-tha Olya-isha gati të vdisja. Nuk po duroja dot më. Gjithnjë dëgjoja fjalë të shëmtuara prej tij: ‘je njeri i keq, nuk meriton asgjë’. Mendova: nëse jam vërtet një person ti tillë, cfarë të drejte kam të jetoj’?
Alexander Zverev, po nëpërmjet Instagramit hodhi poshtë akuzat e para të Sharypovas duke thënë se raportet mes tyre kanë qenë shumë të mira. Tani pritet një tjetër reagim i tenistit gjerman kundrejt këtyre akuzave të tjera
Sfidanti.al