Kur fiton Kombetarja..sepse na duket sikur shërohen plagët brenda natës ! Nuk i mbajmë mend humbjet dhe as lojën që na luhatet shpesh, as futbollin që na ndahet me pjesë , e mirë njëra e keqe tjetra. Kur fiton Kombëtarja “magjia” shkon edhe përtej futbollit, sikur ka më pak tollovi korrupsioni, sikur radarët nuk janë fikur, sikur jeta e stadiumit i ngjan jetës reale të përditshme…
Po çfarë ndodhi brenda natës në stadiumin “Air Albania”? Na u ngjall Kombëtarja, pamë Muçin , të cilin e kemi qarë me lotë për meritë të Silvinjos, të ishte më i miri i ndeshjes, pamë Bjellorusinë të na trëmbte aq shumë ..sa të vinte ajo penallti e uruar.
Si gjithmonë, na mbetet një peng: a do të vazhdojmë të fitojmë dhe të falim mëkatet e lojës apo do të mbajmë dorën në zemër edhe me San Marinon. Trajneri Maran na ka dhëna shpresë se do të bëjë më të mirën e tij dhe nuk do të jetë ..Silvinjo qe kujdesej me shume per porten e tij sesa te kundershtarit. Sido që të jetë, nëse Kombëtarja fiton këto ndeshjet “lilipute”, të cilat kemi “porositur” këtë herë, do të shijojmë më shumë përrallën e Kombëtares…
Sfidanti.al

