“Kuqezinjtë” e Milanit janë në kërkim të një sulmuesi tjetër e pêr këtë arsye “djajtë” italianë kanë gati një listë me dy emra e më konkretisht Hugo Ekitike dhe Armando Brojën.
Ekitike është jashtë projektit të PSG-së dhe ndodhet në merkato. Çmimi për ish-lojtarin e Reims është 20 milionë euro, shifër që Milani nuk ka ndërmend ta shpenzojë pa përfunduar transfertat e reja.
Ndryshe është situata për Brojën, të cilin Çelsi mund ta lërë në huazim. Lojtari shqiptar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Premier League, por marrëdhëniet mes Milanit dhe Çelsit mund të përshpejtojnë operacionin
sfidanti.al