Mungon vetëm firma, De Ketelare pranë kalimit tek Atalanta

I transferuar me shumë bujë verën e kaluar për plot 35 milionë euro, nga kampionët belg të Klub Bruzh, “fantazisti” i sulmit, Çarls de Ketelare nuk arriti kurrë të bëhej një protagonist me fanellën e Milanit, teksa që prej 1 viti në “San Siro”, nuk ka gjetur ende golin e parë.

Për këtë aryse, “djajtë” e Milanos kanë vendosur ta shesin 22-vjeçarin dhe “aventura” e tij e re pritet të nisë tek Atalanta. “Zikaltërit” nga Bergamo kanë arritur akordi me “kuqezinjtë” për kartonin e belg, me anë të një marrëveshje huazimi me opsion blerjen e lojtarit deri më 20 qershor të vitit 2024, ku fillimisht do të paguajnë 3 milionë euro e në rast transferimi përfundimtar të lojtarit do të derdhin dhe 20 milionë euro të tjera në arkat e “kuqezinjve”, ndërsa lojtari do të paguajë plot 2 milionë euro, aq saç merrte dhe te Milani.

 

sfidanti.al