Çelsi bind “shenjtorët”, Lavia do Liverpul, “ngecin” negociatat

Pas ofertës “stratosferikë” së Liverpul, për kartonin e Mojses Kajsedo, me këtë të fundit që i refuzoi “të kuqtë”, “blutë” e Çelsi kanë vendosur të marrin “hak” dhe t’i “vjedhin” skuadrës së Jurgen Klop, një ndër objektivet kryesorë të kësaj merkatoje vere.

Bëhet fjalë për talentin belg të Sauthempton, Romeo Lavia, për të cilin, “blutë” e Londrës kanë bërë një ofertë prej 55 milionë paundësh, plot 5 më shumë seç kërkonin “shenjtorët” dhe pothuajse 10 milionë më shumë se oferta e “të kuqve’, Mirëpo, si në rastin e Kajsedo, Lavia kërkon transferimin vetëm te Liverpul dhe momentalisht gjithçka ka ngelur në “udhëkryq”.

 

sfidanti.al