Kombëtarja e Maran apo…Kombetare për Maran?

Kombëtarja Shqiptare mbylli Brenda të gjitha pritshmërive grupin e Nations League ku fitoi biletën për t’u ringjitur sërish në divizionin B. E nisën këtë fazë me shumë dritëhije dhe një trajner të ri por dalëngadalë kuqezinjtë u imponuan  ndaj rivalëve që në letër por edhe në fushë, ishin dukshëm më inferiorë.

Vetëm pak sekonda na ndanë nga një tjetër rezultat historik negativ, por fati deshi që të mos futeshim në listën e atyre pak kombëtareve që San Marinos i kanë falur pikë. Evituam një turp kolosal dhe kompromentimin e gjithë grupit që cilësitë i tregoi në dy ndeshjet e mbyllëse. Gjithsesi, ajo që nuk dimë ende saktësisht është projekti që ka në kokë Maran.

A ka ardhur Maran në Shqipëri për të rritur kuotat e tij personale, duke luajtur me lojtarë të sigurt sot pa u dhënë mundësinë të rinjve? Apo ai synon të hedhë themelet e një skuadre në perspektivë sepse mosha mesatare sot që flasim “flirton” me 28 vitet.

Me siguri prania e Hysajt në fushë është një shperfillje për ata që luajnë dhe sakrifikohen përditë, për të mos folur edhe për Berishën e harruar nga Sylvinho, por të shpluhurosur nga Maran. Po Uzuni a e meritonte një pjesë loje më shumë? Me siguri po, por tekniku nuk bëri as këtë dhe as lëvizjen më ambicioze për t’u dhënë me shumë minuta të rinjve që mendohet të mbajnë mbi shpatulla trashëgiminë e kësaj fanelle. Në fund të ditës, Maran qëndron brenda logjikës së tij personale sipas të cilës, rëndësi kanë rezultatet dhe kuotimi i emri t të tij në bursë.

Pirro Bardhyli