Pritej fitore në ndeshjen e parë të kampionatit, por nuk erdhi, “Katalanasit” e Barcelonës nuka kanë shkuar më shumë se barazimi i “bardhë”, 0 me 0, ndaj rivalëve të Getafe, duke zhgënjyer jo pak tifozët e tyre.
Loja u nis me vrull, me “katalanasit”, të cilët e nisën sfidën në “portën” kundërshtare, mirëpo dalja e Rafinjës me karton të kuq, në minutën e 42’-të frenoi jo pak lojën e “blaugranave”, Me fillimin e pjesës së dytë, situata e “barazua”, teksa me kartonin e kuq nga fusha e blertë doli dhe “fantazisti” i Getafes, Jaime Mata, duke i lënë skuadrat me nga 10 lojtare e për rrjedhojë duke e “mbyllur” ndeshjen pa gola, pavarësisht shanseve të të dyja skuadrave.
Tanimë, në javën e dytë të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, kampionët në fuqi të Barcelonës do të presin në “Kamp Nou”, Kadizin, ndërsa skuadra e Getafes do të udhëtojë drejt transfertës të Girona.
sfidanti.al