Teksa kërkohet, prej disa javësh tashmë, nga kampionët turq të Gallatasaraj, braziliani i mesfushës së Mançester Junajtid, Fred ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të tjera, ku mes tyre janë dhe rivalët historikë të “luanëve” të Stambollit, Fenerbahçe.
Këta të fundit duket se kanë fituar dhe “garën” e “gjigandëve” turq, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid.dhe “fenerët” e Stambollit kanë arritur një marrëveshje për transferimin e “yllit” brazilian, me turqit që derdhën në arkat e “djajve” plot 15 milionë euro përfshirë këtu dhe bonuset e tanimë pritet vetëm kryerja e testeve mjekësore dhe më pas firma e lojtarit.
sfidanti.al