Ivan Juric kërkon menjëherë të nisë një aventurë të re pas përvojës jo të mirë te Roma dhe për këtë arsye është gati të rifillojë nga kampionati anglez. Trajneri kroat ka ndërprerë kontratën që e lidhi me klubin verdhekuq deri në qershor dhe është gati të nënshkruajë me Southamptonin, që sapo ka shkarkuar trajnerin Russell Martin. Klubi
