Me 22 gola e shënuar në edicionin e kaluar të La Liga 2, divizioni i dytë i futbollit në Spanjë, “bomberi” shqiptar, Myrto Uzuni ishte padyshim protagonisti absolut në ringritjen e Garandës së tij në elitën e La Ligas.
Të tilla performanca e vunë Uzunin në qendër të vëmendjes së ekipeve evropiane, të cilat tashmë kanë filluar të kërkojnë informacione për “bomberin” beratas. Të parët që kërkojna janë “shenjtorët” e Sauthempton, të cilët besojnë se Myrto mund ti çojë ata sërish në Premier Ligë. Shërbimet e shqiptarit i kërkojnë gjithashtu, Reims dhe dy ekipe arabe dhe tashmë pritet që në ditët në vijim të hidhet më shumë “dritë”, mbi të ardhmen e “bomberit” të Kombëtares.
sfidanti.al