“Legjendë” e Premier Ligës, Teo Uollkot lë futbollin në moshën 34-vjeçare

Ish-sulmuesi anësor i Arsenalit, Everton dhe Southampton, Teo Uollkot njoftoi gjatë kësaj jave largimin nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare, pas një karriere 23-vjeçare në të cilën ai bëri 397 ndeshje në Premier Ligë.

Në “epokën e tij “topçinjtë” e Arsenal, Uollkot fitoi tre Kupa FA, si dhe dy Superkupa Anglie. Ai mori famë në vitin 2006, teksa vetëm 17-vjeç u grumbullua çuditërisht në skuadrën e Goran Eriksson në Kupën e Botës me Anglinë. Në total, ai ka luajtur 563 ndeshje me të gjitha klubet që ka luajtur profesionalisht, ku ka shënuar 129 gola. Me kombëtaren e Anglisë, Uollkot ka luajtur 47 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola.

 

sfidanti.al