Gjithçka zyrtare, Kepa firmos me “galaktikët” e Real Madrid

Pas dëmtimit katasatrofik, që la jashtë fushave të blerta për më shumë se 6 muaj, “gardianin” e Real Madrid, Tibo Kurtua, “galaktikët” filluan kërkimet për një portier të ri, mirëpo duket se këto kërkime kanë mbaruar shumë shpejt dhe është gjetur zgjidhja.

“Mbretërit” e Madridit kanë arritur marrëveshjen me “blutë” e Çelsit për të huazuar “gardianin” spanjoll, Kepa Arrizabalagën për një vit. “Shtatlarti” iberik e ka pranuar menjëherë ofertën e “los blankos” dhe u përshëndet me shokët e skuadrës, teksa nuk ishte as pjesë e skuadrës për duelin me Liverpulin në ndeshjen e parë të Çelsit në kampionat.

 

sfidanti.al