Ishte një ditë krejt e veçantë për Euroligën, garën kryesore europiane të klubeve në basketboll. Në Beograd, Barcelonë dhe Stamboll u luajtën ndeshje me emocione të mëdha, dhe rezultate të ndryshme. Në Arenën “Aleksandar Nikoliç” (ish-Pionir), Crvena Zvezda vendase arriti një fitore të madhe ndaj nënkampiones së Europës, Fenerbahçes së Stambollit. Përballja ishte e shkëlqyer

