Është vetëm 19 vjeç, por Charles Leclerc i tregoi aftësitë e tij me Ferrain duke u shfaqur më i shpejti në ditën e parë të testeve në pistën e Hungaroringut. Ishte një ditë kjo që piloti i talentuar pjesë e akademisë së Kokëkuqes italiane nuk do ta harrojë lehtë. ‘Të drejtosh një makinë Ferrari nuk është asnjëherë një eksperiencë normale-u shpreh Leclerc-m’u duk vetja sikur po drejtoja një makinë garash për herë të parë ne jeten time. U ndjeva i nderuar për mundësinë që m’u dha. Jam i kënaqur për punën që bëra dhe shpresoj që edhe skuadra të ndihet kështu’.
sfidanti.al