Pergjigjja e Barcelonës; Ikën Neymar, për të sjellë Coutinhon?

Barcelona nuk dëshiron të humbasë kohë. Klubi katalanas me të përfunduar procesi i transferimit të Neymar te Paris Saint Germain, do të hidhet menjëherë në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij. Është folur shumë për interesin e blaugranave për Antoine Griezmann, por ai që po përmendet më shpesh është Phillipe Coutinho të cilin Liverpool e vlerëson 100 milionë Euro. Ideja e Barcelonës është që të mbyllë  tratativat me ‘The Reds’ brenda datës 7 gusht për ta prezantuar atë ditën e ndeshjes së Trofeut Gamper. Por në këtë pikë Barcelona haset me një pengesë të madhe, Jurgen Klopp që nuk ka ndërmend të privohet nga futbollisti edhe pse ky i fundit e ka gjetur një akord me klubin spanjoll. Por Coutinho nuk është emri i vetëm që lakohet në ambientet e Barcelonës. Nënkampionët e Spanjës duket se kanë vënë në shënjestrën e tyre edhe lojtarë të tillë di Mbappe, Di Maria, Hazard e sidomos Dembele. Në të vërtetë është sulmuesi 20 vjecar i Dortmundit që kërkohet me më shumë ngulm nga trajneri Valverde.

sfidanti.al