Neymar është praktikisht një futbollist i Paris Saint Germain. Braziliani në fund preferoi të zgjedhë projektin ekonomik të klubit parizien mbi atë sportiv të barcelonës duke komunikuar vendimin e marrë prej tij për t’u transferuar në kryeqytetin francez. Në mëngjesin e së mërkurës, 25 vjecari është takuar me pjesën tjetqër të skuadrës në qendrën stërvitore duke u bërë të ditur largimin e tij nga katalanasit te Paris Saint Germain, gjë që më pas e bëri edhe me drejtuesit e Barcelonës. Këta të fundit konfirmuan gjithcka nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke këmbëngulur në qëndrimin e tyre se transalpinët duhet të paguajnë klauzolën prej 222 milionë eurosh, dicka që sipas agjentit Ribeiro, do të ndodhë. Mbyllet kështu cështja më e nxehtë e ditëve të fundit në merkaton e transferimeve që do ë hyjë në historinë e futbollit botëror si blerja më e shtrenjtë, kalimi i Neymar te Paris Saint Germain.
sfidanti.al