Grusht raketës, nerva dhe gjak, por Ajsner doli fitimtar!

Xhon Ajsner u bë përsëri numri 1 i tenisit amerikan në renditjen botërore, veçse ai kaloi një pasdite shumë të tensionuar në Atlanta. Luajti finalen e Turneut të Hapur në atë qytet ndaj Rajan Harrisonit, dhe në një moment, u çmend fare nga nervat. Shtatlarti me shërbim të fortë, ndjeu se nuk po i ecnin gjërat mbarë dhe goditi me grusht raketën e tij. Nuk ishte gjë e vogël dhe ai pati pasojë çarje dhe gjak në nyjet e gishtave, pra në pjesën e grushtit.

Gjithsesi, Ajsner e kaloi momentin e vështirë, dhe ashtu me dhimbje, ia doli ta fitonte finalen, edhe pse me shumë zor. Setet ishin 7-6 e 7-6, pra të dy me lojë vendimtare, që përfundoi 8-6 e 9-7. Ky ishte titulli i katërt në Atlanta për Ajsnerin, që u ngjit në vendin e 18-të të renditjes botërore, i pari nga amerikanët.

Sfidanti.al