Reali i Madridit, Barcelona, Neymar u bënë protagonistë në intervistën e një prej yjeve të NBA, Draymond Green. Pas përfundimit të ndeshjes El Clasico, basketbollisti i Golden State Warriors foli për rrjetin televiziv ESPN ku tregoi se është një admirues i madh i futbollit. I pyetur se me cilët basketbollistë të NBA krahasonte yjet e futbollit që luajnë në Evropë Draymond Green nuk ngurroi të thoshte; Cristiano Ronaldo është si LeBron James, ndërsa Lionel Messi ngjan me Stephen Curry.
Tema më e nxehtë e këtyre ditëve në mediat sportive është transferimi i Neymar te Paris Saint Germain dhe Green nuk mbeti aspak indiferent dhe tha: Është një vendim i komplikuar. Besoj se ai është në gjendje që të luajë në një skuadër të një niveli të lartë. Këtë e bëri edhe Curry me Golden State. Besoj se Neymar është i aftë të ndihmojë skuadrën e tij të fitojë kampionate.
sfidanti.al