Këshilli i Ministrave miraton projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet. Sipas ministrit ky hap mund të konsiderohet si një kapitull i ri për sportin, artin dhe kulturën shqiptare!”. Ky vendim është një model i ri partneriteti mes shtetit dhe biznesit, për më shumë investime, më shumë mundësi dhe më shumë mbështetje për të rinjtë e talentuar. Deri në 30% të tatimit mbi fitimin mund të zbritet drejtpërdrejt për sponsorizimet, sipas dispozitave të reja. Deri në 2 miliardë lekë në vit për mbështetjen e sportit, artit dhe kulturës, përtej buxhetit të shtetit. Ministri Blendi Gonxhja shpjegon se “reforma synon të transformojë financimin e sportit, artit dhe kulturës, duke krijuar mundësi të reja për talentin shqiptar”. Ky hap do të ndihmojë edhe më shumë sa i përket transparencës, e cila do të mundësohet përmes regjistrit elektronik kombëtar të sponsorizimeve dhe mekanizmave të kontrollit.