Jose Mourinho dhe Antonio Conte kanë shfaqur shkëndijat e tensionit mes tyre pa filluar ende sezoni i ri në Premier League. Gjithcka ndodhi pas një deklarate të trajnerit të skuadrës kampione, antonio Conte kur theksoi se nuk dëshironte që të përsëritej historia e Jose Mourinhos. Le të kthehemi pak në kohë dhe të kujtojmë se në 2014/2015 Mourinho u shpall kampion i Anglisë me Chelsean, por në sezonin pasardhës situata ndryshoi krejtësisht dhe portugezi u shkarkua në peridhën e Krishtlindjeve. ‘Sezoni i ri do të jetë i vështirë dhe unë dua të evitoj atë që i ndodhi Mourinhos.-tha Conte-para 2 vitesh Chelsea u rendit i 10 në kampionat dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri’. I menjëhershëm ishte reagimi i Mourinhos i cili i qëndroi besnik stilit të tij në përgjigjen që dha.’Mund të replikoj në shumë mënyra të ndryshme me Conten, por nuk dua që të më bien flokët-tha jo pa ironi trajneri i Manchester United.
sfidanti.al