Ferrari e ka vendosur; me Vettel dhe Raikkonen edhe në 2018

Ferrari do të besojë te Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen edhe për botërorin e Formula 1 të vitit 2018. ‘Sky Italia’ ishte media që largoi dyshimet në lidhje me të ardhmen e skuderisë nga Maranello e cila mendohej se do të largonte një prej këtyre pilotëve dhe ai që kishte probabilitetin më të madh për këtë, ishte pikërisht Raikkonen, pasi për Vettel, Kokëkuqja italiane kishte përgatitur rinovimin për 3 vjet për shifrën e 120 milionë Euro dhe këtë e bëri me synimin për të ndalur një kalim të mundshëm të gjermanit te Mercedes. Kjo lëvizje e Ferrarit, shuan përfundimisht zërat për një rikthim të spanjollit Fernando Alonso si dhe për ardhjen e Sergio Perez. Megjithatë kjo histori nuk ia mbyll përfundimisht dyert të rinjve Giovinazzi dhe Leclerc që shihen nga drejtuesit e skuderisë italiane si pilotët e së ardhmes.

sfidanti.al