Javier Hernandez sic njihet nga të gjithë me pseudonimin ‘Chicharito’ ka konfirmuar lidhjen e tij të re të dashurisë me aktoren Andrea Duro me të cilën flirtonte prej kohësh në rrjetet sociale. Gjithcka nisi kur futbollisti i West Ham publikoi një foto ku ai ishte në shoqërinë e një vajze e cila i kishte treguar objektivit shpinën e saj, një foto që e shoqëroi me shprehjen: Nuk është askush nga e kaluara; duke ftuar ndjekësit që të gjenin se cila ishte kjo vajzë dhe në atë moment të gjithë e bënë fakt të kryer se ajo ishte pikërisht Andrea Duro. Më pas në rrjetet sociale kishte edhe një dialog mes futbollistit dhe aktores me Hernandez që i kërkoi të njihej me të, ndërkohë që Andrea Duro iu përgjigj se mendonte se ai e njihte. Pas kësaj situata u bë akoma më e dukshme, pasi komunikimet mes tyre ishin akoma më të ‘sheqerosura’ për të treguar se tashmë dashuria mes tyre është shfaqur në horizont.
sfidanti.al