Pasi shpenzoi 240.5 milionë Euro, për M.City ka ardhur koha të arkëtojë

Pasi shpenzoi 240.5 milionë për blerjen e 5 futbollistëve, Manchester City tashmë i duhet të mendojë për të shitur lojtarë. Citizens deri tani kanë siguruar 41.4 milionë Euro nga largimi i deritanishëm të disa prej futbollistëve dhe i duhet të shesë të tjerë për të rritur akoma më shumë të ardhura nëse dëshiron që të sjellë në Etihad Stadium një qendërmbrojtës të nivelit të lartë. Nasri dhe Mangala janë ata që kanë pozitat më të lëkundura në këtë skuadër, gjë që u theksua edhe nga trajneri Pep Guardiola, ndërkohë që më e qartë është situata e Iheanachos, destiancioni i të cilit duket se do të jetë skuadra e Leicester City.

sfidanti.al