Ishin emblematike pamjet e Nejmarit duke dalë nga dhoma e zhveshjes së Realit, pas 15 minutash bisedë, me dy fanela madrilene në duar. Ishin bluzat e Sergio Ramosit dhe Kasemiros, ndërsa fytyra e 25-vjeçarit brazilian tregonte shumë. Mesa duket ai ishte fundi, një mbyllje siç duhet me dy asistë në fitoren 3-2 të Barcelonës në “El Klasikon” e verës. Mediat nga Katari shkruajnë se ai nuk udhëtoi për në Spanjë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, por shkoi pikërisht në Katar për të takuar sheikun Al Helaifi, që është aksioneri kryesor dhe presidenti i Paris SG, skuadrës ku Nejmar pritet të luajë që nga sezoni i ardhshëm. Pritet vizita mjekësore e tij me klubin parizien dhe nënshkrimi i kontratës. Kuptohet Al Helaifi duhet të paguajë 222 milionë euro, ndërsa ka premtuar të përfshijë në biznes edhe një futbollist tjetër për të bindur Barcelonën.
Sfidanti.al