Entoni Xhoshua dhe Vladimir Kliçko do të takohen përsëri në ring. Sikurse dihet, në fund të prillit, të dy boksierët zhvilluan një duel spektakolar në “Uembli”, të mbushur plot e përplot me mbi 90 000 spektatorë. Xhoshua e mundi Kliçkon në raundin e 11-të me nokaut teknik, duke mposhtur kështu legjendën e gjallë të boksit

