Robert Kubica shijon sërish ambientet e Formula 1 edhe pse vetëm për pak kohë. Piloti Polak që e ka marrë veten mjaft mirë nga aksidenti i frikshëm i pësuar në vitin 2011 zbriti në pistën e Hungaroringut për të kryer testet me skuadrën e Renault dhe 32 vjecari nuk zhgënjeu. Piloti polak në fakt regjistroi kohën e katërt më të mirë me 1 minutë 18 sekonda e 572 të mijtat pasi kreu 142 xhiro duke dhënë shenjat e një rikthimi të mundshëm në këtë kampionat. ‘Jam në një gjendje të mirë fizike dhe kjo është një shenjë e mirë-tha Kubica-sigurisht që më duhet të përmirësohem akoma më shumë dhe kështu ndodh gjithmonë. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu’. Përsa u përket rezultateve të testeve, edhe në ditën e dytë spikati ishte Ferrari me Sebastian vettel shënoi kohën më të shpejtë me 1 minutë 17 sekonda e 124 të mijtat i ndjekur nga 17 vjecari i McLaren Lando Norris në vendin e dytë dhe ferraristi tjetër Kimi Raikkonen në të tretin.
sfidanti.al