Në Spanjë vazhdon të mbizotërojë kaosi për transferimin e Neymar. Këtë radhë në lojë hyjnë drejtuesit e Ligës Spanjolle. Po si? Duke mos pranuar depozitimin e pagesës prej 222 milionë Eurosh nga ana e Paris Saint Germain. I ngarkuar për të dorëzuar dokumentat bankare të shifrës së transferuar e mori përsipër Juan de Dios Crespo, avokat i specializuar në të drejtën sportive, por që gjeti kundërshtimin me forcë të kreut të La Ligës, Javier Tebas i cili ditë më parë e kishte paralajmëruar ndërmarrjen e këtij hapi. Gjithsesi kjo lëvizje vetëm sa do të shtyjë në kohë transferimin e Neymar, avokatët e të cilit nëse nuk gjejnë akordin me La Ligën do t’i drejtohen FIFA për të kërkuar një leje provizore për transferimin e sulmuesit te Paris Saint German në mënyrë që ai të jetë në fushën e lojës në ndeshjen me Amiens e vlefshme për javën e parë të Ligue 1.
sfidanti.al