‘Cmenduritë’ në merkato s’kanë të përfunduar; Mbappe mund të lërë Monacon për… 180 mln euro

Pas transferimit të bujshëm të Neymar te Paris Saint Germain, merkatoja e kësaj vere pritet të regjistrojë të tjera temperatuara të larta dhe protagonisti pritet të jetë vetë Kylian Mbappe. E përditshmja franceze ‘Lequipe’ bëri të ditur e tashmë sulmuesi 18 vjecar i ka kërkuar Monacos largimin nga Principata duke refuzuar rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2019. Një lajm ky që ngre antenat e klubeve më të fuqishme evropiane të cilat do të hyjnë në një ankand ku shifrat do të jenë vërtet marramendësë. Janë pikërisht Reali i Madridit, Barcelona dhe Manchester City skuadrat që ka të ngjarë të nisin këtë ‘luftë’ të ashpër për talentin e Monacos që sezonin e kaluar ishte protagonist absolut jo vetëm në Francë, por edhe në Evropë.

Sipas ‘L’Equipe’, Mbappe nuk i priti mirë largimet e Bernardo Silvës, Bakayoko dhe Mendy dhe për këtë arsye ai ka shfaqur dëshirën të braktisë Monacon për të shkuar në drejtim të një klubi akoma më prestigjioz të Kontinentit të Vjetër. E përditshmja e njohur asportive franceze flet për mindësinë e largimit të Mbappe për një shifër prej 180 milionë euro me Realin e Madridit që qëndron një hap përpara, ndërkohë që rrezikshëm i afrohet edhe Barcelona e cila me 222 milionët e përfituara nga Neymar forcon kandidaturën për blerjen e një prej futbollistëve më të lakmuar nga të mëdhenjtë e futbollit evropian.

sfidanti.al