Barça ka gjetur trashëgimtarin ideal të Nejmarit, ka të dytë si ai…

Kryesia dhe tifozët e Barcelonës, tanimë, me siguri që nuk kanë më shpresë se Nejmari do të qëndrojë në këtë klub, kështu që ky i fundit është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Megjithëse para disa ditësh, lajmi se Barça është e interesuar për Antoan Grizmanin dukej si një spekulim i madh, gazetat “Marka” dhe, dje, edhe ajo katalonjase “Sport” shkruajnë se Barcelona ka nisur një “operacion” për sjelljen e Grizmanit në “Kamp Nou”.

Sigurisht që katalonjasit nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi ata duhet të bindin Atletikon e Madridit, ndërkohë që kjo e fundit ka bërë të ditur, që në fillim të sezonit të transferimeve, se nuk ka në plan të shesë qoftë edhe një nga lojtarët e vet yje. Dhe arsyeja dihet, sepse ky ekip nuk ka asnjë mundësi që të kompensojë ndonjë shitje, pasi e ka të ndaluar nga UEFA.

Nëse transferimi i mësipërm do të mund të realizohet, Barcelona, te Grizmani do të merrte jo vetëm një futbollist fantastik, por edhe një lojtar të përshtatur plotësisht në Primerën spanjolle. Sidoqoftë, detyra e katalonjasve do të jetë shumë e vështire, pasi klauzola e blerjes së Grizmanit arrin në 200 milionë euro, por spekulohet se Atletiko mund të zbresë edhe në 100 milionë.

Sfidanti.al