Milani, sikur të luante në fushë kaq forte si ne merkato

Gjiganti italian, Milan, që, tani, udhëhiqet nga pronarët e rinj kinezë, është “zhytur” thellë në “pazarin” e transferimeve, ndërsa ai ka shpenzuar para të mëdha, duke sjellë 11 lojtarë të rinj në këtë klub. Por, sikurse duket, ky klub italian nuk po ndalet, deri sa të mbarojë vera. Prioritet i ri, tani, është Diego Kosta që është pranë largimit nga Celsi, me trajnerin e të cilit, Antonio Konte, ai nuk ka marrëdhënie të mira. Një gjë e tillë i shkon për shtat Milanit që ka kohë që kërkon një sulmues yll.

Milani ka në plan që të nënshkruajë me të një kontratë të qëndrueshme dhe ai nuk do të mjaftohet vetëm me huazimin e tij. E vetmja gjë që e shqetëson Milanin, është fakti, nëse vetë Diego Kosta do që të luajë në Serinë A italiane. Nëse klubi milanez do të arrijë që ta bindë Kostën, bisedimet me Celsin nuk do të përbëjnë ndonjë problem.

Momentalisht, agjenti i tij, Zhorge Mendesh, po përpiqet që të bindë Diego Kostën që ai të shkojë të luajë në Itali. Shuma e transferimit akoma nuk dihet.

Sfidanti.al