Kupa e Shqipërisë, përcaktohen përballjet e fazës së 1/8-ve të finales

Laçi, Skënderbeu, Kastrioti, Besa, Iliria, Pogradeci, Flamurtari dhe Bylisi janë 8 skuadrat që kanë siguruar një vend në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Në fazën e 1/8-ve të finales të turneut, futen në skenë edhe skuadrat që u renditën në 8 vendet e para sezonin e kaluar në Abissnet Superiore.

Tashmë janë përcaktuar 16 skuadrat që do të luftojnë për trofeun si dhe janë përcaktuar çiftet e fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Egnatia do të përballet me Kastriotin, Elbasani me Besën, ndërsa Vllaznia do të luajë kundër Ilirisë. Pogradeci do të sfidojë Dinamon, Partizani do të ndeshet me Skënderbeun, ndërsa Tirana do të masë forcat me Laçin.

Vora-Flamurtari dhe Teuta-Bylis janë dy sfidat e tjera të fazës së 1/8-ve të finales së Kupës së Shqipërisë.