Pas Djokovic, ‘zhduket’ nga fushat e tenisit për 2017 edhe Wawrinka

Novak Djokovic nuk është i vetmi tenist që e mbyll përpara kohe sezonin.  Lamtumirën fushave të këtij sporti për atë që ka mbetur në 2017 ia jep edhe Stanislas Wawrinka. Zvicerani, nr.4 i renditjes botërore konfirmoi se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në gjurin e majtë gjë që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj. Në këtë sezon, Wawrinka ka shënuar një bilanc prej 26 fitoresh dhe 11 humbjesh. Ai ka regjistruar fitoren e një titulli në Genova, ndërkohë që ka humbur në finalet e Indian Wells dhe Roland Garros

sfidanti.al