Caio Jorge dëshiron Juventusin

Sulmuesi brazilian Caio Jorge ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Juventusi, duke besuar se tashmë është më i pjekur dhe më i përgatitur për të pasur sukses në futbollin italian. Pas paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Cruzeiros, 24-vjeçari synon t’i japë një tjetër mundësi aventurës së tij në Torino.

Braziliani ka kaluar një periudhë të shkëlqyer në aspektin individual. Sezonin e kaluar, ai realizoi 21 gola në 33 ndeshje, ndërsa këtë sezon ka shënuar 11 gola në 24 paraqitje. Këto statistika kanë rikthyer vëmendjen te historia e tij me Juventusin dhe te mundësia e një rikthimi në Itali.