Kategoria I, Burreli mbetet pa trajner

Samuel Nikaj nuk është më trajner i Burrelit. Tekniku ka dhënë dorëheqjen pas humbjes shtëpiake 2-1 përballë Kukësit.

Burreli u mposht me pëmbysje 2-1 nga Kukësi në shtëpi në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë dhe ky rezultat duket se ka ndikuar në vendimin e teknikut për të dhënë dorëheqjen.

Matjanët nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri, duke grumbulluar vetëm 6 pikë në 7 ndeshje të luajtura në kampionat. Drejtuesit e klubit kanë pranuar dorëheqjen e teknikut, por nuk kanë njoftuar akoma se kush do të jetë trajneri i ri i Burrelit.