Situata aktuale e përjetuar nga Barcelona me largimin e Neymar te Paris Saint Germain pati jehonën e saj edhe në Evropianin e futbollit të Femrave. Gjatë sfidës mes Holandës dhe Anglisë e fituar nga holadezet 3-0 duke siguruar edhe finale e këtij evenimenti, u shfaq një pankartë që iu dedikua futbollistes së sapo transferuar te skuadra e femrave të Barcelonës, Lieke Martens që në të vërtetë po shkëlqen në këtë turne. ‘E kush ka nevojë për Neymar? Kemi Lieken-lexohet në këtë pankartë. Në fakt në ndeshjen me Anglinë, Lieke Martens nuk pati shkëlqimin e zakonshëm, megjithatë ajo e la gjurmën e saj duke pasur një rol në aksionin e golit të parë të sfidës për Holandën dhe në atë të golit të tretë që në të vërtetë ishte një autogol I britanikeve. Holanda, një territor tifozësh të Barcelonës që nga koha e Cruyff, ka filluar të ëndërrojë që tani me lojën që mund të bëjë një nga yjet e saj e veshur me fanelën blaugrana.
sfidanti.al