Ditën që Neymar firmosi akordin me PSG për shifrën rekord prej 198 milionë Paund, mesfushori i Manchester United, Juan Mata sfidon botën materialiste. Spanjolli ka marrë përsipër një nismë të quajtur ‘Common Goal’ për të ndihmuar të rinjtë që merren me futbollin. Futbollisti ka vendosur të japë 1% të të pagës së tij prej 140 mijë Paund në javë në mënyrë që të ndihmojë të gjithë të rinjtë e paprivilegjuar. ‘Një nga mësimet e para të marra në futboll ka qenë se një ndeshje fitohet nga skuadra-tregon Mata-e përjetojmë këtë ide në fushën e lojës, por rrallë herë ndodh në aspektin social që është e dominuar nga inisiativat individuale. Me ‘Common Goal’ ne po krijojmë një rrugë bashkëpounuese për futbollit dhe dua që të përfshihen të gjithë. Shpresoj që të krijoj një formacion me futbollistë që janë të gatshëm të japin mbi 1% të pagës së tyre për bamirësi’.
sfidanti.al