Sa shije të hidhur la largimi i Neymar; Barcelona refiuzon të paguajë shpërblimin e besnikërisë

Mënyra e largimit të Neymar te Paris Saint Germain ka lënë një shije të hidhur te tifozët e Barcelonës, por edhe drejtuesit e këtij klubi duket se nuk janë aspak të kënaqur edhe pse përfituan 222 milionë Euro. Klubi katalanas këmbënmgul në idenë e tij për të mos e paguar të ashtuwquajturin shpërblimintë besnikërisë prej 26 milionë Eurosh për brazilianin  dhe babain e tij që u përfshi në kontratën e rinovuar vetëm përpara pak muajsh. Sipas zëdhënësit të Barcelonës, Josep Vives, bisedimet e Neymar me Paris Saint Germain përbënin një thyerje e termave të marrëveshjes dhe se shifra prej 26 milionë Eurosh nuk do të paguhet. ‘Çeku nuk është më në noteri, por në zyrat e klubit-tha Vives-ekzistonin 3 kushte për këtë bonus; 1. Futbollisti nuk duhej të niste bisedimet me asnjë klub 3 muaj përpara 31 korrikut, 2.lojtari duhej të shprehte publikisht dëshirën për të respektuar kontratën.3.shifra do të derdhej në 1 shtator pasi të ishte siguruar qëndrimi i futbollistit në klub. Të tre këto kushte u thyen dhe kështu klubi nuk e paguan këtë bonus të rinovimit të kontratës.

sfidanti.al