Inter-Perisic, ka ardhur koha e rinovimit të kontratës

Inter nuk heq dorë nga Ivan Perisic. Zikaltrit kanë nisur punën për të rinovuar kontratën me futbollistin kroat, i cili duketr se e ka bindur plotësisht trajnerin spalletti duke shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë nndoshta edhe për një rritje të pagës së tij. Mediat italiane flasin për një kontratë të re me rreth 5 milionë Euro në sezon nga 3.2 milionë që ai e ka aktualisht. Ajo që lehtqëson zikaltrit në këtë pikë është fakti që tentativat e derit tanishme të Manchester United nuk kanë rezultuar produktive, kjo edhe për faktin se ofertat e ardhura nga Djajtë e Kuq për Perisic nuk kanë qenë bindëse për drejtuesit e Interit që e kanë marrë seriozisht cësthjen e rinovimit.

sfidanti.al