Thumbim i Linekerit: “Oh, Nejmar, kur ikën nga Barcelona, rruga ka vetëm….

Ish-futbollisti i Barçës dhe legjenda angleze e futbollit, Geri Lineker, u prononcua në Twitterin e tij se çfarë mendon ai për transferimin e Nejmarit për te PSZH-ja. Pritet që Nejmari, gjatë dy ditëve, të bëjë kontrollet mjekësorë dhe, të shtunën, të bëjë prezantimin si përforcim i ri i “të shenjtëve”.

Linekeri që, tani, është komentator specialist dhe komenton zhvillimet më të fundit në futboll dhe që, gjithashtu, ka luajtur me Barcelonën, përmes Twitterit të tij, i dërgoi këtë mesazh futbollistit brazilian: “Oh, Nejmar, kur ikën nga Barcelona, rruga ka vetëm një drejtim, mbrapsht!”. Legjenda angleze e futbollit ka mendimin se Nejmari vështirë se do të mund të arrijë ndonjë sukses të madh diku gjetkë, veç Barcelonës.

Sfidanti.al