Shah, Mateu Boçi shpallet kampion Europe në kategorinë U16

Shahisti i talentuar shqiptar Mateu Boçi është shpallur kampion i Europës në kategorinë U16!

Në Kampionatin Europian të Shahut për të Rinj 2026, në Hersonissos (Kretë), Mateu u përball me më të mirët e kontinentit dhe doli mbi të gjithë. Ai luajti me guxim, talent dhe vendosmëri prej kampioni.

“Flamuri kuq e zi valon në majë të Europës! FSHSH uron Mateun, trajnerin e tij personal Z.Kristaq Andonin dhe familjen e tij. Ky triumf është fryt i punës, sakrificës dhe besimit të tyre të përbashkët”, shkruhet në postimin e Federatës Shqiptare të Shahut.