Legjenda britanike e boksit, Lenoks Luis, e kritikoi me forcë ndeshjen e ardhshme mes boksierit amerkan, të pamundur deri tani, Floid Meiuedher, dhe yllit irlandez të UFC-së, Konor Mek Gregor, që kanë konfirmuar se “matçi i shekullit” mes tyre do të zhvillohet në Las Vegas, më 26 gusht. Të dy ata do të sigurojnë gati 100 milionë dollarë nga kjo ndeshje. Por, Luisi, një nga boksierët më të suksesshëm në historinë e boksit botëror, e quajti këtë ndeshje qesharake:
Me të vërtetë që e kam të vështirë që ta kuptoj se përse Meiuedheri që është më i miri në kategorinë e vetë, pra, askush nuk ka mundur ta mposhtë atë, do të ndeshet më një njeri që i përket një sporti tjetër? Kjo është, me të vërtetë, qesharake. Normalisht, Floidi duhet të fitojë. Nuk do ta shihja këtë ndeshje as pa pagesë. Unë e di se kush do të fitojë, kështu që nuk kam se përse ta shoh”, thotë Luisi.
Sfidanti.al