Antonio Candreva do të vazhdojë të mbetet te Interi dhe sirenat që degjohen per arratisje janë veçse pjellë e fantazisë.
Agjenti i Antonio Candrevas ka konfirmuar se lojtari nuk do t’i bashkohet Chelseat këtë verë – “ai është i rëndësishëm për Interin”.
Italiani ka qenë i lidhur me “Blutë e Londrës” gjatë gjithë verës, ai amirohet nga Antonio Conte.
Por, pas drejtorit sportiv, Piero Ausilio, që tha ditë më parë “nuk kemi ndërmend ta shesim”, foli edhe gjanti i lojtarit që konfirmoi qëndrimin në Serie A.
“Ai është shumë i rëndësishëm për Interin dhe nuk e shoh të largohet”, tha Federico Pastorello për “Calciomercato.com”.
“Ai ka filluar të përshtatet me trajnerin, Luciano Spalletti”.