Owen beson se Coutinho do të mbetet në “Anfield” edhe këtë sezon dhe version i Barcelones duket me shume nje iluzion.
Ish sulmuesi i Liverpoolit, Michael Owen, ka mbështetur klubin për mbajtjen e Philippe Coutinhos në “Anfield” këtë afat kalimta.
Barcelona është duke insistuar për mesfushorin brazilian, por ka zëra se Liverpooli nuk dëshiron ta shesë lojtarin dhe Owen mendon se “Të Kuqtë” po bëjnë gjënë e duhur.
“Liverpool nuk ka nevojë të shesë lojtarë dhe ka zëra në klub se duan të forcohen për të konkurruar me klubet tjera”, tha ai.
“Këtë vit, pa dyshim Liverpooli më shumë duket klub që blen se sa që shet”, theksoi mes tjerash Owen.